“I fiksuar” pas zviceraneve “Rolex” dhe “Omega”, sa kushtojnë orët që mban Presidenti i SHBA? Njëra nuk i kalon 100 dollarë

0
334

Të gjithë i kemi parë orët Rolex në dorën e Presidentit të SHBA Joe Biden, por e keni menduar ndonjëherë sesa kushtojnë ato? Kreu i shtetit më të fuqishëm në botë është “i fiskuar” pas orëve të markave zvicerane Rolex dhe Omega.

Gjatë ceremonisë së betimit si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden qëndronte me dorë mbi Bibël, ndërsa kamerat u fokusuan dhe në një detaj tjetër, tek ora e tij e famshme Rolex, model Datejust.

AP 21020805227099 1
Ora Rolex Datejust

Çmimi fillestar i kësaj ore është 7,050 dollarë, por ai mund të rritet varësisht nga specifikat. Për shembull, modeli nga ari i bardhë kushton 9,650 dollarë, sipas një faqeje për analizimin e orëve të dorës. Nëse blen brandin e ri, ajo ajo i kalon dhe 10,000 dollarë.

Përpos orës Roles Datejust, shefi i Shtëpisë së Bardhë është parë edhe me dy modele të prodhuesit tjetër të njohur zviceran, Omega. Njëra prej këtyre orëve është e modelit Omega Seamaster. Çmimi i saj sillet mes 4,000 – 5,000 dollarë.

biden3 1 880x600 1
Omega Seamaster

Ora tjetër e prodhuesit Omega që i është parë në dorë presidentit amerikan është Omega Speedmaster. Çmimi  i zakonshëm i saj është nga 2,000 – 4,000 dollarë, por mund të jetë më i lartë, varësisht nga specifikat.

biden3 1 880x600 2
Omega Speedmaster

I njohur për modestinë e tij, Presidenti Joe Bideni në të kaluarën është parë me një orë që kushton shumë më lirë; orën e prodhuesit të njohur japonez Seiko, më saktësisht modeli Seiko 7T32-6M90, e cila kushton më pak se 100 dollarë.

biden5 1000x563 1
Seiko 7T32-6M90
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here