Dështoi në premtimin e saj, May: Nga detyra po largohem krenare dhe e zhgënjyer

0
156

Kryeministrja britanike në largim, Theresa May, tha se do të largohet nga detyra këtë muaj, me një përzierje krenarie dhe zhgënjimi, pasi dështoi në premtimin e saj qendror, për të udhëhequr vendin në procesin e Brexit-it apo daljes nga Bashkimi Evropian.

May, e cila dështoi të bind parlamentin për të votuar marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Evropian, tha se se ajo nënvlerësoi opozitën e ligjvënësve.
“Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur Brexit të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalur ta menaxhojmë atë proces”, deklaroi May.

Kryeministrja britanike, Theresa May, u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministres, pasi ligjvënësit britanikë kundërshtuan në masë të madhe, çdo marrëveshje për modalitetet e daljes së vendit nga BE-ja. Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pritet të shpallet më 23 korrik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here