IKMT nis shembjen e ndërtesave në Fresk për Unazën e Madhe, banorët: Punuam 15 vjet në kurbet e blemë shtëpitë, këtu nuk ka drejtësi

0
293

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, ka hyrë në veprim në zonën e Freskut, ku disa ndërtesa pritet të shemben për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

Një nga familjet e prekura nga ky projekt është familia Kolagji, e cila pretendon se ka blerë pronën në vitin 1994 dhe aktualisht është në procesin e legalizimit të saj. Avokati i tyre ka ndërmarrë hapa ligjorë duke hedhur në gjyq IKMT-në dhe duke kërkuar që shembja e ndërtesave të mos fillonte pa një vendim gjykate.

Një prej anëtarëve të familjes Kolagji ka shprehur opinionin për situatën, duke theksuar që shkelje ligjore janë bërë dhe se ata kërkojnë dëmshpërblim për pronën e tyre të blerë sipas ligjit të kohës. Ndërkohë, kryefamiljarja e familjes Kolagji ka theksuar se kjo pronë është bërë me mund dhe djersë dhe se ata duan një zgjidhje të drejtë nga autoritetet për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Jam nëna e kësaj familjeje. E kemi bërë pasurinë në kurbet. I kemi rritur fëmijët me edukatë. Kemi punuar jashtë dhe kemi bërë shtëpitë këtu. Nuk kemi bërë asnjë shkelje në këtë shtet, e duam shtetin tonë, për të gjithë të jetë. Djali im është sëmurë, ka kaluar një problem në zemër. Është një djersë e madhe e hedhur këtu, kemi punuar 15 vjet në Greqi, me punë të ndershme. Ne duam kulturën dhe edukatën, këtu nuk ka drejtësi. Po të më kishte vdekur djali i sëmurë sot. Unë do iu vë flakën, do i djeg, jam me të drejtën e Zotit, kam dokumentet një qerre”, tha kryefamiljarja për news 24.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here