Besimtarët tentojnë të përzënë myftiun në Tiranë, pas ultimatumit të Erdoganit për pastrimin e FETO-s në Shqipëri

0
209

Tensione brenda xhamisë Dine Hoxha në Rrugën e Kajavës. Në një video qarkullon nëpër media dhe rrjete sociale ku besimtarët kanë ofenduar rëndë myftiun e Tiranës Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë.
“Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”-ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës.

Pamjet vijnë pas takimit të djeshëm mes Ramës dhe Erdogan, ku presidenti turk i dha ultimatum kryeministrit për të larguar anëtarët e fundit të FETO-s në vendin tonë.

Erdogan ia tha në sy kryeministrit Edi Rama se ka ardhur koha për të finalizuar luftën me organizatën e shpallur terroriste nga Turqia, e cila financohet nga kleriku Fetullah Gulen.

“Pjesë e agjendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të organizatës terroriste që vazhdon aktivitete e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që ajo t’i arrijë objektivat e saj dhe po ashtu shohim që autoritet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë- u shpreh Erdogan.

Direkt pas kësaj, urdhëri i Erdogan ka filluar ta gjejë zbatim që ditën e sotme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here