Ligji për mbetjet, 8 orë diskutime të ashpra dhe tension në Parlament

0
185

Ligji për mbetjet, zuri orët e tëra diskutimi dhe debatesh mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe pse kur ishte në qeveri miratoi një ligj pothuajse të njëjte, Partia Demokratike e ka kundërshtuar nismen duke e cilësuar se ajo vjen si lob i mafjes se lidhur me pushtetin.

“Jo plehra në Shqipëri” Paloka: Rama të vijë në Kuvend

Kuvendi nis punimet ndërsa jashtë vijon protesta kundër  pr/ligjit të njohur si e importit të mbetjeve.

Kryetari i Grupit parlamentar Edi Paloka kërkoi që kryeministri të japë qëndrimin e tij në lidhje me këtë pr/ligj.

Edi Paloka: “Rama të vijë në Kuvend të diskutojë për pr/ligjin. Cili është qëndrimi i kryeministrit për këtë pr/ligj të prononcohet.

Ilir Meta tha: ” Nuk mund të përcaktojmë ne axhendën e kryeministrit” duke shtuar se janë përfaqësues të tjerë të qeverisë që mund të japin përgjigje

Pritet të miratohet dhe ligji i importit të mbetjeve si edhe ligjit për masat shtesë të sigurisë.

Pritet të ketë debate ndërkohë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar gjatë mbrëmjes së djeshme me kreun11 e qeverisë Edi Rama, në zyrën e Kryeministrit. Meta shoqërohej në këtë takim nga kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Burimet thanë se ky ishte një takim rutinë që të kthen në kujtesë takimet e përjavshme mes Ramës dhe Metës që mbaheshin në zyrën e kryetarit të parlamentit cdo të mërkurë përpara seancës parlamentare të së enjtes.

Importi i plehrave, Berisha: Edi plehu!

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka zgjedhur thirrjet e shoqërisë civile në protestën kundër importit të mbetjeve për të atakuar kryeministrin Rama.

Në fjalën e tij në Kuvend ai u shpreh:

Berisha: Rruga karshi Parlamentit po ushtonte “Edi Plehu”, Edi Plehu”, Edi Plehu”. Normalisht duhet të rezonoja këtë kushtrim të shoqërisë civile lidhur me aktin e turpshëm, të pafytyrë, të paimagjineshëm që sot do të bëjë ky parlament. Por ky do të jetë një problem i diskutimit të mëvonshëm. Sot dua të jap alarm, kushtrimin, të shpreh shqëtësimin tim më të madh për dramën në të cilën është kthyer Shqipëria. Sot siguria kombëtare është më e kërcënuar se kurrë në historinë e këtij vendi nga kohërat e luftrave deri tani.

Rama: Kemi kapacitete moderne

Në një mori çështjesh dhe akuzash që kanë sjellë debate mes opozitës dhe mzhorancës në Kuvend, kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje ligjit të importit të plehrave, duke theksuar që i qëndron mendimit të vitit 2013.

Rama shprehet se gjatë qeverisë së PD-së gjithçka ishte jashtë kontrollit dhe tashmë janë krijuar kushtet dhe kapacitetet e duhura për importin e mbetjeve.

“Së pari nëse i referohemi vendimit të tri viteve më parë, po të ktheheshim sërish atje do të bëja të njëjtën gjë. Gjithçka ishte jashtë kontrollit dhe ligji nuk garantonte mbrojtjen e Shqipërisë nga plehrat e rrezikshme, – tha Rama. – Në vitin 2013 nuk kishte asnjë lloj kapaciteti në infrastrukturë dhe burime ligjore. Sot ka një laborator të standardeve më të larta evropiane. Sot kemi një laborator modern të investuar nga BE që bën të mundur gjithë kontrollin dhe analizat fizike, kimike dhe mikrobiologjike të çdo materiali që hyn në Shqipëri, por kemi edhe një ekip njerëzish edhe ata të trajnuar nga BE”, tha kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, “ky ligj është vetëm hapja e rrugës për t’i dhënë një impuls të nevojshëm industrisë që për 3 vitet e fundit ka vazhduar të bëjë investime serioze në infrastrukturën e vet”. Ai shtoi se brenda 3 vjetësh do të bëhet riciklimi i mbetjeve në vend.

Ndërsa kryeministri Berisha, i cili e kundërshtoi këtë ligj, u shpreh se “Rama ka marrë 4 milionë euro ryshfet nga eko-mafia për miratimin e një ligji të tillë

Vasili: Nuk duhet të ketë devijim nga ligji i mbetjeve, shoqëria civile rol monitorues

Duke folur nga parlamenti mbi debatin e nxehtë për projektligjin e mbetjeve, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha se nëse ndodh qoftë edhe një devijim i vetëm në lidhje me ligjin për importin e mbetjeve përbën një motiv për ta anuluar përgjithmonë këtë ligj.

 “Qoftë edhe një fakt i vetëm, devijim i vetëm, qoftë edhe një analizë e vetme e manipuluar, qoftë edhe një kontenier i vetëm i cili do të përpiqej të futë një mbeturinë tjetër për tjetër do të ishte një motiv  për ta anuluar njëherë e përgjithmonë këtë ligj, e për të thënë që shteti shqiptar është e pamundur të zbatojë këtë ligj apo ligje te tjera.

Me këtë qëndrim ne krijojmë një standard të ri sesi shoqëria civile do të mund të përfaqësohet. Ligji ka një element të rëndësishëm që është kufizimi në tre dogana të vendit.

Asnjëra palë nuk zëvendëson tjetrën. Shteti është i detyruar të bëjë detyrën, qytetarët kanë mundësi ta monitorojnë atë nga afër, jo nga larg.

Ta monitorojnë pa kufizime dhe pa ndalime dhe pastaj për cilindo nga dukuritë që shikon qoftë minimale, qoftë ajo të ketë të drejtën publike për ti thënë jo nëse raste se ky ligj është i kundërt nga ajo që shkruhet”, tha Vasili.

Ndër të tjera kreu i grupit parlamentar të LSI-së theksoi edhe njëherë, se shoqëria civile duhet të monitorojë procesin e importit dhe riciklimit të mbetjeve.

“Thelbi i amendamentit që unë kam paraqitur është një roli i ri i pavendosur më parë në legjislacion, që i njeh shoqërisë civile mundësinë që me ligj të jetë një sy vëzhgues që të kryejë atë që quhet monitorim qytetar. Unë s’jam dakord me kolegë të mi që e paraqitën shoqërinë civile si të paaftë. Mjaft vlera të intelektualizmit bëhen pjesë natyrshëm e shoqërisë civile kundër çdo nisme që krijon dyshime.

Është farën e qartë që një vëzhgim i tillë përveç atij shtetëror, do ishte një instrument i çmuar, për të dalluar gjithçka që devijon nga ligji, që të zbatohet ashtu siç është shkruar. Qoftë edhe një fakt i vetëm, qoftë edhe një kontenier i vetëm që do të fuste mbeturina të tjera do të ishte një arsye për anulimin e këtij ligji. Besoj se me këtë qëndrim ne krijojmë edhe një standard të ri se si shoqëria civile do të mund të  përfaqësohet”, tha Vasili.

Shalsi kërkon të heqë përgjegjësinë: “Ligji nuk është i imi”

Iniciatori i ligjit për mbetjet, Eduard Shalsi, është “shfajësuar” vetëm pak minuta para se Kuvendi ta kalojë atë në votim, duke u shprehur se “ligji nuk është i tij”. Deputeti i PS tha se ndonëse ai ka bërë propozimin e këtij ligji, në Kuvend nuk është paraqitur drafti i paraqitur prej tij, por në të janë bërë ndryshime. Shalsi tha se në ligj janë bërë 8 amendamente, që parashikojnë ndryshime të rëndësishme në ligj. “Kemi kaluar orë të tëra duke diskutuar, duke debatuar, jo si ata analistët që kanë dalë në studio televizive që fatkeqësisht nuk ftojnë njerëzit e arsyeshëm, por ata që e përdorin për kapital politik për të mbjellë tmerr. Iniciatori isha unë, por ka edhe 8 amendamente e ndryshime nga kolegët”, tha Shalsi. Ai shtoi se për këtë ligj janë bërë konsultime edhe me përfaqësues të AKIP. Ndërkaq, Shalsi ka replikuar edhe ndaj PD për kundërshtitë që i kanë bërë ligjit. “Po ricikloni një personazh si Sali Berisha, keni ripërdorur një personazh si Lulzim Basha. Nëse doni të shpëtoni reduktoni fenomenin Berisha”, tha Shalsi

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency