Elona Guri-Ballës: Koli kthehu prapa, jo ashtu siç mendon ti, por prapa në kohë dhe do shohësh se…

0
100

Elona Guri nuk ia kursen askujt që intrigon apo shpifin ndaj LSI dhe Presidentit. Ajo ka shigjetuar Sokol Ballen sot, pasi ai bëri një status, ku në vend të mbrojtjes ndaj Fatos Lubonjes sulmonte Presidentin dhe familjen e tij.

Ja çfarë shkruan nga Rio (Brazil) Sokol Balla:

“Dhe këtu larg në Rio ndërsa shëtisja në Ipanema pa njerëz në mëngjes, mësova per incidentin që mund të ketë përfshirë Lubonjën ose vëllain e tij. Pastaj lexova postimin e Presidentit, të gruas së Presidentit, të partnerit të saj opozitar dhe të babait të tij shpirtëror.

Pa i hyre dy-standardeve dhe të vërtetës shumë thellë, indiferent ndaj mungesës së solidaritetit mes nesh njerëzve të medias në raste të tilla ndaj meje, totalisht solidar me Lubonjën dhe familjarët e tij, edhe ky rast tregon sesa të pambrojtur janë gazetarët, sesa shpesh ata janë vetëm me hijen e tyre, përballë retorikave të egra të politikaneve, që pastaj motivojnë indirekt te çmendur në rrugë të sulmojnë ata (gazetarët) në mënyrë agresive.

Nuk e them këtë si shenjë frike, po jo të gjithë i kemi sistemuar fëmijët me pallate dhe eskorta policie‘.

Ja se çfarë shkruan Elona Guri:

“Koli Konçesioni e di mirë që “çifti presidencial” siç e quan ai, janë bukë e kripë e zemër. Nëse Koli e ka harruar, le të pyesi fëmijët. Besoj kultura e fëmijëve të Sokol Ballës do jetë më e lartë se ajo e Koli Konçesionit, për të mos hedhur vrerë mbi tavolinën ku kanë ngrënë bukë për ca konçesione rrugësh e tendera aviacioni.

Koli kthehu prapa, jo ne ate menyre si e mendon ti, por kthehu ne kohe dhe ji me i kujdesshem. Kujtohu! Respekti dhe virtytet te paskan lene, si shume gjera ne jete, por memorien besoj e zoteron. Nese te ka lene edhe kjo here tjeter do mundohem te ta sjelle ate.

Koli, respekti nuk blihet me para, as rritet nga vlerat e koncensioneve!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here