Rama ndryshon planet brenda ditës, zbulohet vendndodhja e tij gjatë protestës së opozitës

0
110

Kryeministri Edi Rama ka anuluar brenda ditës planet e tij, ku u tha se sot do të ishte në Bashkinë e Gjirokastrës për një takim me qytetarët atje.

Burime për Fax News bëjnë me dije se Rama në orët e para të mëngjesit të sotëm është parë të qëndrojë në ambientet pranë kryesisë së Kuvendit, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë në rast se protestuesit e zhvendosin protestën përpara kryeministrisë.

Rama nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, pavarësisht disa ngacmimeve që ka bërë në rrjetet sociale.

Në një intervistë dhënë dje për mediat italiane Rama është shprehur se protestuesit kërkojnë që të djegin Parlamentin, ndërsa ka vijuar më tej duke thënë se qeveria e tij është duke luiftuar korrupsionin.

Çfarë pritet që të ndodhë gjatë protestës së sotme:

Rreth 1500 policisë do të jenë sot në terren për të mbikqyrur protestën e thërritur nga opozita e bashkuar në orën 10:00 përpara parlamentit. Numri i policëve që do të jenë në shërbim është i ngjashëm me atë të ditës së shtunë, në protestën e parë të organizuar përpara kryeministrisë.

Tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve përpara Kuvendit, ndërsa disa grupe të gatshme të policisë janë vendosur dhe te kryeministria, për shkak se ka indicie se protesta mund të zhvendoset pas anullimit të seancës në Kuvend, nga ana e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ndërkohë që sot janë marrë edhe më shumë masa nga ana e policisë, duke rrethuar me tela me gjemba godinën e Kuvendit, ndërsa ka pasur rrethim dhe të piramidës dhe kryeministrisë. E vetmja që nuk mund të shpëtohet është kërpudha, e cila u shkatërrua në protestën e fundit.

Edhe sot në protestë nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa deputetët opozitarë kanë djegur mandatet e tyre. Vendi tashmë është zyrtarisht në një krizë, ndërsa ditët e fundit nuk ka pasur një qëndrim të qartë dhe nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Pak para nisjes zyrtare të protestës Basha u shpreh nga selia blu: Protesta duket qartë se do t’ia arrijë qëllimit. Mandatet do të digjen sot. Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore ka mbyllur dyert sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit me qytetarët do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot, mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me tela me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e një dite por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe ti hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe një parlamenti nga populli, për popullin dhe të popullit.

Sakaq për të shmangur çdo kalim të qytetarëve në Kuvend, është bllokuar dhe dera që lidh selinë e PD-së me godinën e Parlamentit.

Policia dje në deklaratën zyrtare për masat e marra tha se ka indicie se në protestë mund të ketë persona me rekorde kriminale që do nxisin dhunimin e institucioneve. (Lexo këtu) 

Funerali i Kuvendit sipas demokrateve

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here