Degjeneron seanca, PD revoltohet me Ramën. U tha “tufë” (VIDEO)

1
136

Ka dështuar seanca e sotme plenare. Partia Demokratike është revoltuar me Kryeministrin Edi Rama, i cili ndër të tjera u dha deputetëve të PD se jeni një tufë, teksa komentonte se pse u bllokuan negociatat për reformën në drejtësi.

Flamur Noka ka qenë i pari që ka reaguar duke u ngritur nga salla dhe duke iu drejtuar foltores së parlamentit.

Noka kërkoi që të mblidhet Byroja dhe të dënojë Ramën pasi ka ofenduar opozitën. Sakaq janë ngritur edhe deputetë të tjerë të PD, përfshirë kryetarin e grupit, Edi Paloka.

Deputetët e PD nuk e kanë lënë Kryeministrin të vazhdojë fjalën në Parlament. Para foltores është rreshtuar Garda. Rama ka tentuar të flasë sërish duke u thënë se me këtë veprim po tregoni se jeni vertetë “tufë”.

Kryetarja e seancës Valentina Leskaj ka ndërprerë seancën për 10 minuta.

https://www.facebook.com/Gazeta-Standard-Zyrtare-386027868137961/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here