Afera ‘5D’, Këlliçi: Veliaj-Mazniku në aplikacionin ‘sekret’ ku ndaheshin paratë

0
113

Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku janë pjesë e aplikacioneve të veçanta të instaluara në telefonat e bandës ‘5D’ të bashkisë së Tiranë, përmes të cilave komunikohej lidhur me tenderat që përfitonin drejtorët emëruar nga Veliaj.

Denoncimi është bërë gjatë një takimi me demokratët e Gramshit nga anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i cili ka denoncuar dhe zbardhur përmes dokumenteve të gjithë aferën ‘5D’ që ka çuar deri tani në qeli 3 nga drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt, Taulant Tushen, Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, ndërkohë që shumë të tjerë janë nën hetim.

Përmes këtij aplikacioni, drejtorët bënin biseda mes tyre se sit ë ndanin paratë e përfituara nga tenderat që fitonin përmes një skeme mafioze.

“Banda e këtyre po shkërmoqet dhe bashkë do ta shkërmoqim”, tha Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here