Një largim si fitimtar, Tsipras uron kryeministrin e ri të Greqisë

0
129

Pas mbylljes së procesit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht pas daljes së sondazhit që shpallte fitues partinë Demokracia e re, ka ardhur reagimi i kryeministrit grek, Aleksis Tsipras.

Në një prononcim për mediat, Tsipras ka bërë me dije se ka telefonuar fituesin e këtyre zgjedhjeve kryetarin e “Demokracisë së Re” Qirjako Micotaqis dhe e kishte uruar për fitoren.

Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”, ka thënë Tsipras.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here