Dënohen krerët e mafias në Brindizi, ende në liri vëllezërit shqiptarë ‘semaforë’

0
156

Në orët e para të agimit të djeshëm, në Brindizi, karabinierët e Dia të Leçes dhe Barit kanë kryer katër arrestime ndaj personave të akuzuar për organizata kriminale të tipit mafioz, zhvatje, drogë, posedim armësh, dëmtime, zjarrvënie dhe vjedhje.

Masat u morën ndaj katër personave nga Brindizi:  Raffaele Giuseppe Brandi, 64 vjeç; Francesco Giovanni Brandi , 50 anni; Enrico Colucci, 65 anni dhe Antonio Lococciolo, 69 vjeç.

Trafikantët e drogës të armatosur mirë nuk ngurronin të përdorur forcën për të domonuar tregun e drogës në brindizi. Këto dolën nga puna e hetuesve mbi dosjen Berat – Dia II.

Gjykata Supreme e Kazacionit, pas 11 vjetësh, duke hedhur poshtë kërkesat e avokatëve të të pandehurvem, konfirmoi dënimet e vendosura nga Gjykata e Apelit të Leçes, që u bënë përfundimtare.

Kjo i dha fund procesit gjyqësor që nisi në tetor 2007 nën emrin e operacionit Berat-Dia II dhe që çoi në arrestimin e tyre.

Por, të përfshirë në operacionin e vitit 2007 qenë dhe dy vëllezër shqiptarë, Arben dhe Viktor Lekli, të ashtuquajtur  vëllezërit “Semaforë” pasi në atë kohë rregullonin trafikun në rrugën e kanalit Patri.

Në këtë rast, Dia zbuloi se dy vëllezërit shqiptarë që jetonin në Brindizi, kishim grumbulluar pasuri me vlerë 2.5 milionë euro.

Të dy janë ende të lirë dhe duhet të kryejnë një dënim prej 8 vjetësh burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here