Prestigjioza italiane “L’Espresso”: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri shërbejnë për fushatën e zgjedhjeve Europiane të Melonit

0
65

Marrëveshja e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për pritjen e rreth 36.000 emigrantëve në dy kampe që parashikohet të ndërtohen në Shëngjin dhe Gjadër ka marrë sërish vëmendjen e mediave italiane.

Kështu, sot ballina e prestigjiozes italiane “L’Espresso” është hapur me artikullin e titulluar “Mbretëresha Giorgia e Shqipërisë”.

Sipas këtij artikulli, qendrat e emigrantëve në Shqipëri shërbejnë për fushatën e zgjedhjeve Europiane të Melonit.

“Qeveria kërkon të djeg të gjitha etapat pa kursyer cdo kosto. Do të arrihet në 1 miliardë euro për procedurat speciale. Para që do u merren shëndetësisë,  arsimit transportit”, thuhet në kryeartikull.

Kujtojmë, se marrëveshja Rama-Meloni parashikon ngritjen e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër, për refugjatët burra dhe të rinj (pasi gratë dhe të miturit qëndrojnë në Itali) që kapen në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane.

Në kampin e parë pritet të bëhet verifikimi i të dhënave personale të refugjatëve, ndërsa në të dytën, ata duhet të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave për azil. Të dy kampet parashikohet të jenë nën juridiksionin italian dhe ndërtimi dhe funksionimi i tyre do mbulohet financiarisht nga pala italiane. Gjithashtu, është planifikuar dhe një burg në Gjadër që do të kushtojë 25 milion euro për pesë vite dhe do të ketë hapësira për 20 të burgosur.

Marrëveshja parashikon sjelljen në Shqipëri të 3 mijë refugjatëve në muaj, 36 mijë refugjatëve në vit, teksa është nënshkruar për 5 vite, me mundësi zgjatjen më tej me miratimin e të dy palëve.

Vlen të theksohet fakti se marrëveshja u nënshkrua në “terr” të plotë, ku madje fillimisht as deputetët socialistë nuk ia kishin idenë se për çfarë bëhej fjalë, ndërsa shqiptarët si gjithmonë nuk i pyeti askush rreth shqetësimeve se kjo nismë do nxiste trafikimin e qenieve njerëzore, apo do të krijonte probleme serioze me sigurinë pasi mes refugjatëve mund të ketë edhe individë me qëllime terroriste.

Kujtojmë se fillimisht për vendet e BE-së, ishte çuarje e refugjatëve në Ruanda, por pasi u rrëzua kjo pistë Rama iu përgjigj menjëherë me një “PO” homologes italiane Meloni. Pra, Shqipëria pasi ka mbushur kapanonet e azilantëve në vendet e BE-së me njerëzit e saj, vetëofrohet për të ngritur kampe për pritjen e refugjatëve nga vendet e “botës së tretë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here