Mediat amerikane, rëndësi të veçantë avokatit: Soros kontrollon qeveritë, çfarë fshihet në votimet e 30 Qershorit

0
124

Mediat e rëndësishme amerikane i kanë dhënë rëndësi të veçantë deklaratave të Peter Lumaj, një republikan i njohur në rrethet e emigracionit shqiptar në SHBA, i cili ka shkruar një editorial me titullin “Amerika është ok!”.  Këto media janë interesuar jashtëzakonisht për jetën e mundimshme të Lumajt në vendin tonë.

“Amerika mund të ketë qenë dikur më e rëndësishmja, por sot Amerika, ne jemi në rregull”, tha komentatori. I ftuar në “Fox & Friends” në Fox News, Lumaj u shpreh se baza mbi të cilën u themelua Amerika është ajo që e bën vendin tonë të ndryshëm nga pjesa tjetër. “Specializmi amerikan bazohet mbi lirinë mbi dokumentet themelore të këtij vendi”, tha ai. “Për shkak të dokumenteve themelore, lirisë dhe zhvillimit që i japim këtij kombi, ne kemi zhvilluar kombin më të madh në Tokë”.

Një ditë pas deklaratave të presidentit Ilir Meta në Tiranë, Lumaj është shprehur se mandati majtist, George Soros, kërkon të kontrollojë dhe komandojë qeveritë e vendeve ish socialiste në Europë, përmes milionave të tij.

Avokati i njohur nuk harron pa përmendur edhe votimet e 30 Qershorit duke deklaruar se pas tij fshihet pikërisht Soros.

“Ju keni George Soros. Shpenzon miliona dollarë në Evropën Lindore për të kontrolluar qeveritë dhe individë.  Sapo e bëri edhe në Shqipëri më 30 qershor”, shprehet Lumaj.

Aktualisht Peter Lumaj është një avokat i njohur, i çështjeve të imigracionit. Në periudhën parazgjedhore dhe gjatë votimit të presidencialeve në SHBA ai ka qenë njëkohësisht, një mbështetës i madh i Donald Trump.

Emri i Peter Lumajt u bë i njohur jo vetëm në rrethet politike në SHBA në Shkurt të vitit 2012, kur ai si shqiptari i parë në histori, i lindur në vendin tonë kandidoi për senator i Shteteve të Bashkuara. Avokati i çështjeve kriminale dhe të emigracionit nga Fairfield-i ishte në atë kohë, një prej pesë republikanëve që kërkonte të përfaqësonte këtë parti në zgjedhjet e përgjithshme të Nëntorit, për të zënë vendin e senatorit Joe Lieberman.

Peter Lumaj, sot 50-vjeçar, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, u arratis nga Shqipëria komuniste 29 vite më parë në vitin 1989, për të mbërritur në SHBA.

 

“Unë jam duke jetuar ëndrrën amerikane dhe kështu janë qindra e qindra mijëra njerëz që kanë ikur nga Evropa Lindore”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here