Meta “thyhen heshtjen” në 1 Prill, apelon dialog për zgjedhjet: Çdo vonesë na çon në drejtim të paditur

0
158

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka kërkuar nga Kuçova angazhim nga partitë politike për garantimin e zgjedhjeve të qeta dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

 

 

4 vjet nga marrëveshja e 1 prillit mes LSI-s dhe PS-së që solli edhe qeverisjen e majtë, Meta apelon dialog për zgjedhjet pasi çdo vonesë na çon në drejtim të paditur.

“Të gjitha forcat politike në vend duhet të krijojnë klimën e duhur për zgjedhje të qeta, për të votuar në mënyrë të barabartë dhe të drejtë dhe kjo kërkon vullnet dhe dialog politik, mirëkuptim dhe përgjegjshmëri. Të gjitha forcat politike duhet të shprehin vullnetin maksimal për çështjen e dekriminalizimit, LSI është tepër e vendosur për të respektuar këtë proces”, tha Meta.

Duke komentuar çadrën e protestës së opozitës, Meta thotë se ky nuk është një fenomen i ri dhe pranon se pothuajse në të gjitha zgjedhjet ka pasur probleme dhe klimë tensioni.

“Çadra nuk është një fenomen i ri në Shqipëri, ka lindur që nga viti ‘94 dhe në përgjithësi në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri kemi pasur procese zgjedhore të deformuara, me probleme dhe me klimë tensioni. Të gjithë shqiptarët meritojnë të shprehin vullnetin e tyre me votë të lirë dhe për të mos penguar zgjedhjet kërkohet një dialog politik mes të gjitha partive. Çdo vonesë na çon në një drejtim të paditur, ndërkohë që i vetmi drejtim i vendit tonë është integrimi drejt BE-së”, u shpreh kreu i Kuvenditi gjatë një takimi me të rinjtë e LRI në Kuçovë.

Ai tha se të rinjtë e të rejat e LRI-së së Kuçovës dhe gjithë Shqipërisë do të jenë e ardhmja e politikës, e një politike ndryshe nga politika e deritanishme që është zhytur në egoizëm dhe arrogancë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here