Adoleshenti shqiptar mbeti i bllokuar nëpër shkëmbinj, mbytet në lumë 17-vjeçari

0
117

Një 17-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali. Sipas mediave italiane, i mituri shqiptar, identiteti të cilit nuk bëhet me dije, ka hyrë në lumë për t’u larë dhe për pasoja ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat në Torino të Italisë. Mediat bëjnë me dije se 17-vjeçari kishte shkuar në lumë së bashku me tre shokët e tij, por kjo aventurë për fat të keq përfundoi tragjikisht.

Rrapi

Për shkak të rrymës së fortë, adoleshenti mbeti i bllokuar nëpër shkëmbinj pasi ishte zhytur nën ujë . Shokët e tij që e shoqëronin lajmëruan menjëherë policinë, por përpjekja për t’i ardhur në ndihmë 17-vjeçarit shqiptar rezultoi e kotë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here