Diçka ndodhi, William Levy ndahet nga Elizabeth Gutiérrez?

0
295

William Levy dhe bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez janë drejt ndarjes, të paktën kështu janë shprehur një pjesë e mirë e mediave spanjolle, të cilat kanë vëzhguar me kujdes marrëdhënien e tyre së fundmi.

Sipas burimeve të ndryshme pranë çiftit ata nuk janë parë bashkë prej kohësh, madje edhe ditëlindjen e saj, Elisabeth nuk e festoi me William.

Ndër të tjera është vënë re fakti që në një prej festave të vajzës së tyre çifti nuk kanë qenë bashkë. William dhe Elisabeth, janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Ata janë një nga çiftet më të diskutuar në Spanjë pasi karriera e gjatë si aktorë e ka rritur edhe më shumë vëmendjen ndaj tyre.

Në media është folur shpesh për një ndarje mes tyre për shkaqe tradhtie nga ana e William, por asgjë nuk është pranuar nga dy aktorët.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here