Eksperti i kriminalistikës: Fisi Rraja e shpërndau vetë videon e dhunës në Borizanë

0
161

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi deklaron se fisi Rraja mund ta ketë shpërndarë vetë videon e dhunës me shkopinj bejsbolli ndaj dy kushërinjve të fisit Maja, pas denoncimeve për guroren.

I ftuar në News 24, ai tha se problemi në këtë ngjarje është te arroganca dhe mesazhi që përcjellin këta personazhe.

“Problemi është te mesazhi dhe arroganca që kishin ata njerëz që kryen rrahjen. Flitet se ata e kanë shpërndarë vetë videon e rrahjes. Fisi tjetër ka shkuar disa herë në polici dhe nuk i kanë marrë kallëzimet. Personat përgjegjës që nuk kanë bërë kallëzimin nuk duhet ta shohin më uniformën e policisë, madje edhe të hetohen. Duhet parë nëse ky fis ka pasur probleme para apo pasi një anëtar i tyre u bë pjesë e politikës. Duhet parë nëse reputacioni i tyre u rrit pas përfshirjes në politikë. Duhen rritur shumë filtrat e ingranimit të njerëzve në politikë.

Në komisariatin e Fushë Krujës ka enklava të krimit. Edhe policët janë njerëz dhe kanë meritë për intuitën. Urdhrat vijnë nga lart poshtë. Po këta policë kanë punuar në vitin 1997 mes plumbave për paga qesharake. Por politika vetë ka ngarkesë në këtë histori. Kur shikon lidhjet se dikush është djali i deputetit ai intimidohet”, tha eksperti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here