Fluturat kineze dëmtojnë pyjet e Elbasanit/ Banorët të shqetësuar: Nëse ‘bushat’ thahen, toka gërryet

0
232

Flutura kineze ose e njohur ndryshe si flutura e Bushit është duke dëmtuar pyjet në shumë fshatra të Librazhdit.

Në Shqipëri është shfaqur vitet e fundit por këtë vit po shkakton probleme, sidomos në fshatrat Kuturman dhe Mirakë. Banorët e fshatrave të prekur thonë se flutura ka dëmtuar edhe prodhimet sezonale si qershitë apo manat.

“Janë shfaqur që vjet, e mbyllën ciklin dhe u shfaqën prapë në prill. I janë përshtatur vetëm bimët së bushit, bimë e egër. E ka zhdukur bushin si bimë komplet.”

Ata kërkojnë që të merren masa menjëherë në mënyrë që dëmtimet në bujqësi të mos jenë më të mëdha edhe për kulturat e tjera.

Banorët të shqetësuar thonë se nëse thahen të gjitha pemët e bushit, do të gërryen dhe rrëshqasin tokat e fshatrave.

“Ka tre vite që kanë  filluar duke u këputur pemët e bushave. Bushat e mbajnë tokën këtu, nëse ata thahen atëherë nga reshjet e shiut do të jetë rrëshqitje dhe gërryerje të tokës.”

Edhe për institucionet kjo flutur është kthyer në një shqetësim serioz.

Fatmir Brazhda Drejtor i Administratës Rajonale të Zonës së Mbrojtur Elbasan, thotë se fluturat nëpërmjet larvave konsumojnë gjethet e pemës së Bushit, duke tharë pemët.

“Flutura e Bushit është shfaqur vitet e fundit, por këtë vit ka bërë kërdinë, sepse i ka tharë pyjet totalisht. Flutura nëpërmjet larvave konsumon gjethet dhe i skeleton. Kjo ndodh 2 deri në tre herë në vit. Fluturat lëshojnë mbi 300 vezë, nga këto dalin larva përsëri dhe kjo vazhdon përsëri më vonë. Është shumë shqetësuese për banorët sepse gjatë darkës  afrohen aty ku ka dritë, në oborret e shtëpive,  frekuentojnë pemët që janë rreth shtëpive, duke bezdisur banorët.”

Edhe për specialistët e bujqësisë agresiviteti i kësaj fluture është shumë problematik dhe ndërhyrja është shumë e nevojshme edhe pse tashmë është shumë vonë për ta luftuar.

“Kjo flutur shkakton tharjen e plotë të bushit pasi ka aftësi të bëjë mbi 300 vezë ose larva. Ajo ka aftësi të fluturojë deri në 15 km dhe ka një shumim tepër agresiv, ndërsa trupin e ka më të fuqishëm në krahasim me çdo flutur tjetër“, thotë specialisti i bujqësisë Kasem Hasani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here