Lajm tjetër i hidhur për ne, shqiptarët! Rama e shndërruar Shqipërinë në një dele të zezë…

0
113

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se një vend i BE-së si Hollanda ka kërkuar rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Berisha ka akuzuar për këtë, kryeministrin Edi Rama, i cili me qeverisjen e tij e ktheu Shqipërinë “në dele të zezë”.

Në mesazhin e publikuar në Fb sot, Berisha shkruan:  “Komisioni Europian njoftoi dje se ka marrë kërkesen e paraqitur nga qeveria hollandeze për rivendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë dhe do t’ua dërgojë për shqyrtim, vendeve anëtare dhe Parlamentit Europian.

Zëdhënësja e Komisionit tha se Shqipëria është vendi i parë për të cilin kërkohet nga një vend anëtar, rivendosja e vizave. Po shtoj këtu se nga liberalizimi i vizave me BE, kanë përfituar dhjetëra vende jashtë hapësirës së Shengenit.

Miq, le të urojmë që kjo kurrë të mos ndodhë. Por një gjë është e sigurtë, se Edvin Kristaq Krimi me narkoshtetin e tij ka shndërruar Shqipërinë në një dele të zezë.Shikoni si fliste në parlament për këtë çështje dy javë më parë, Edvin Kristaq Krimi!”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here