Bosnjë, 47 të vdekur nga përmbytjet, qeveria shpall ditë zie kombëtare

0
127

bosnjeBosnjë, 47 të vdekur nga përmbytjet, qeveria shpall ditë zie kombëtareBOSNJE-Qeveria e Bosnje-Hercegovinës ka shpallur një ditë zie kombëtare për të gjithë personat që humbën jetën nga përmbytjet masive që konsiderohen më të rëndat e këtij shekulli.

Në mbarë Serbinë dhe Bosnjën, humbën jetën 47 persona ndërsa numri i viktimave pritet të rritet pas tërheqjes së ujërave. Rreth 500 mijë vetë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre ndërsa një pjesë e mirë e popullatës nuk ka ujë të pijshëm.

Një tjetër pasojë e rëndë e përmbytjeve është edhe rrëshqitja e dheut. Gjashtë helikopterë të policisë serbe dhe pesë helikopterë të vendeve të huaja kane transportuar banorët e këtyre rajoneve në zona më të sigurta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency