Banorët strehohen në shkollë, Floqi “i rrënuar” nga tërmetet…

0
108

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë lënë pa shtëpi më shumë se 200 vetë në qarkun e Korçës, përveç çadrave janë gjetur edhe mënyra alternative për strehimin e tyre.

Minsitria e Mbrojtjes bën me dije se në fshatin Floq, që rezulton të jetë më i dëmtuari nga tërmetet e ditëve të fundit, 45 banorë janë akomoduar në shkollën e fshatit, ndërsa 25 të tjerë në qëndrën sociale “Kenedy”.

Po sipas Ministria e Mbrojtjes, aktualisht 70 banorë janë ende në çadra e po asistohen me ndihmat për çdo nevojë të tyren.

Nga banorë dhe vullnetarë të Bashkisë së Tiranës po niset një kamion me ndihma në veshëmbathje dhe ushqime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here