SHBA: Reformën po e bllokon PD, deputetët të japin votën

0
108

Mbrëmja e sotme ka ndryshuar rrjedhën e zhvillime të ditës, ku me entuziasëm u tha se është rënë dakord për të votuar reformën. Në këto momente mbledhja e ekspertëve është ndërprerë. Sakaq ka reaguar edhe ambasada e SHBA. Gazetarja Ilva Tare gjatë emisionit të saj, citoi një sms që i kishte mbërritur nga kjo ambasadë.

“PD dhe Lulzim Basha kanë sjellë një propozim të ri, jashtë asaj që u ra dakord. U bëj thirrje deputetëve të japin nesër votë individuale”, thuhet në njoftimin që lexoi Tare në Oranews.

Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here