SPAK nis hetimet ndaj Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi! Sekuestrohen dokumente dhe celularët e disa prej vartësve të tij

0
71

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka  nisur hetimet ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi.

SPAK ka sekuestruar edhe celularët e disa prej vartësve të tij.

Po ashtu mësohet se SPAK po heton kreun e Tatimeve, Ceno Klosi pas dy kallëzimeve te Gazmend Bardhit të regjistruar në korrik dhe dhjetor 2023.

Dy kallëzimet ndaj Ceno Klosit janë bashkuar në një procedim të vetëm.

Ndërkohë në kuadër të hetimeve, celularët e sekuestruar do të ekspertohen dhe do të shihen të gjitha komunikimet, ku në fokus do të jenë të gjithë bisedat që vartësit mund të kenë zhvilluar me kreun e Tatimeve, Ceno Klosi.

Po ashtu SPAK ka shkuar edhe tek Drejtoria e Përgjithshëm e Tatimeve, ku ka sekuestruar dokumente që lidhen me vendimmarrjet e Ceno Klosi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here