Gazetarja e huaj kap paradoksin mes SHBA e BE për drogën në Shqipëri

0
94

A ishte më rozë se ç’duhej raporti i progresit i Komisionit Europian? Ky është një diskutim i nisur në rrjetet sociale prej ditësh. Por duket se nuk janë vetëm disa komentues që mendojnë kështu. Sidomos debat hapi vlerësimi që u bë për drejtësinë në Shqipëri. Në raport rezervohen vlerësime të shumta, por grupi më i madh parlamentar gjerman, CDU/CSU, doli me një deklaratë krejt të kundërt për situatën e drejtësisë në Shqipëri.

Por një moment tjetër të dallimit mes raportit të Komisionit Europian dhe realitetit në vend e ka kapur edhe gazetarja e njohur, Adelheid Ëoelfl, e cila shkruan një reportazh për gazetën me ndikim në Zvicër, Neue Zuercher Zeitung.

Sipas saj, droga po shkatërron shoqërinë shqiptare. Ky alarm i saj shoqërohet edhe me një krahasim për situatën mes raportit të Komisionit Europian dhe atij të Departamentit të Shtetit në SHBA, të publikuar vetëm dy muaj më parë.

“Komisioni Europian, i cili rekomandoi pranimin e Shqipërisë në BE, vlerëson në raportin e progresit se operacionet policore janë intensifikuar. “Shqipëria ka luftuar gjatë viteve të fundit në mënyrë konsekuente kundër prodhimit dhe tregtisë së kanabisit”, thuhet në raport. Gjithashtu, theksohet se Policia Financiare e Italisë ka mbikëqyrur sipërfaqen e mundshme të mbjellë. “Gjatë dy sezoneve të fundit të korrjes, monitorimi nga ajri ka konfirmuar se në Shqipëri nuk ka patur asnjë kultivim të kanabisit”.

Por ky vlerësim bie në kundërshtim me Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, të publikuar në mars. Aty thuhet: “Korrupsioni po pengon luftën kundër krimit të drogës në të gjitha nivelet e qeverisjes. Trafikantët e drogës mund të veprojnë kryesisht të pandëshkuar”,” shkruan gazetarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here