Korçarët përplasen me prefektin!! Tensione mes banorëve të prekur nga tërmetet…

0
89

Në fshatin Floq të Korçës ka tensione mes banorëve të prekur nga tërmetet dhe punonjësve të shërbimit të ndërmarrjes.

I pranishëm është edhe prefekti i Korçës, i cili ka debatuar me banorët, të cilit i kërkojnë të largohet, bashkë me çadrat që kanë ngritur.

Prefekti Dhori Spirollari i ka kërkuar medias të largohet.

“Mos qëndroni këtu. Duhet të merrni leje”, mësohet se i ka thënë Spirollari gazetarëve.

Më shumë se 200 banorë janë pa shtëpi, ndërsa ata janë strehuar në çadra, të ngritur nga ministria e Mbrojtjes.

Prej tre ditësh tërmetet në rajonin e Korçës nuk po ndalen. Edhe këtë mëngjes, disa tërmete janë regjistruar, duke futur në panik qytetarët. Ndërsa banorëve që iu dëmtuan shtëpitë kanë kaluar natën jashtë.

Disa banorë, kryesisht të moshuar dhe fëmijë janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Reshjet e dendura të shiut dhe temperaturat e ulëta e bëjnë të pamundur qëndrimin në çadër. Ata apelojnë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Tërmeti na shkatërroi banesat, shiu po na sëmur. Jemi në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike. Rama të shpallë gjendjen emergjente. Po vdesim. Banesat janë shkatërruar. Termeti nuk ndalet”, janë shprehur banorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here