Përse Ambasadat janë memece ndaj korrupsionit dhe monizmit??

0
102

Nga Petrit Vasili

Perse Ambasadat janë memece ndaj korrupsionit dhe monizmit?!

Ambasadat në Tiranë janë bërë rëndom protagoniste të jetës politike shqiptare.

Per shkak te komplekseve te politikes shqiptare,te deshires se ambasadoreve te caktuar per protagonizem apo per ca arsye te tjera jo fort te qarta dhe te pastra, fakti qe mbetet eshte se ne menyre thuajse te perditshme shqiptaret degjojne ne menyre te perditshme didaskali dhe dogma ambasadoresh.

A i kane adresuar qarte dhe prere ambasadat plaget thelbesore te politikes se rilindjes si korrupsionin shkaterrimtar,kapjen e shtetit,rikthimin e nje monizmit mafioz arkaik apo betejen e munguar me krimin e organizuar???

Pergjigja eshte e thjeshte .

Jo.Ambasadat kurre nuk i kane adresuar konkretisht keto ceshtje ndonese jane ato, qe e pengojne fatalisht integrimin europian, nje objektiv aq shume te predikuar edhe nga ambasadat.

Pse ky memecllek i ambasadave??

Pse ky fjalor i varfer,rutinor, monoton dhe atavik sa qe shpesh dihet cdo te thone ende pa folur.

Kush i pengon ambasadat,me qe u pelqen te flasin,qe ato te denojne qarte dhe prere korrupsionin:
-se si qeveria per rrugen Milot Balldren te planifikuar nga vete ajo per tu bere me 102 milion e uro e rrit me 290 milion euro duke vjedhur hapur 190 milion euro.
– se si qeveria grabit 40 milion euro tek Unaza e Re dhe korrupsioni falsifikon edhe dokumentat ne SHBA
-se si grabiten parate ne rrugen Orikum Dukat
-se si po shemben tunelet e rrugeve me koncesion.
-se si prishen pa ligj dhe u rrembehen banesat mbi 80 vjecare qytetareve
-se si hidhet gaz helmues nga policia te Bregu i Lumit mu ne Tirane mbi gra femije e te moshuar per tu prishur banesat.
-se si koncesionet korruptive shkaterrimtare te qeverise vazhdojne edhe kur FMN kerkon ndalimin e tyre

Ambasadat flasin aq shume per reformen ne drejtesi.

Mire bejne, ne fund te fundit kane paguar dhjetra milion euro nga taksapaguesit e tyre per kete reforme.
Miliona qe nga njera ane per fat te keq kane prodhuar kaos,por qe nga ana tjeter kane mbushur xhepat e disave….

Po pse ambasadat behen memece kur:
– drejtesia mbetet pa gjykate kushtetuese per faj vetem te qeverise
-kur asgjesohet gjykata e larte dhe dhjetra mijra ceshtje jane grumbulluar sa nje mal.
— kur KLGJ dhe KLP mbushen deri ne gryke me njerez pa asnje integritet qe nga bashkepuntoret e sigurimit,emerime uleritese nepotike kliente politike te deklaruar te rilindjes e deri tek falsifikatore dokumentash
– kur vetingu behet me dy standarte ashtu sic edhe vete Komiteti iHelsinkit dhe Fondacioni Sorros kane pohuar publikisht.
– kur mosbesimi i njerezve te kjo reforme ne drejtesi eshte masiv mbi 63%.

Askush nuk mund tu imponoje shqiptareve deshtimin evident te reformes ne drejtesi per sukses ose sic i themi ne shqiptaret ne shqip…minareja nuk futet ne xhep.

Ambasadat jane serish memece edhe kur kapja e shtetit eshte kaq e qarte duke filluar qe nga:

-Kapja e parlamenti ,ku u asgjesua cdo mekanizem kotrolli mbi qeverine,ku bllokoheshin projektligjet e opozites qofte edhe oer shqyrtimin formal te tyre,kur edhe e drejta e fjales ndalej, kufizohej dhe asgjesohej krejt.

Kapja e drejtesise nga qeveria edhe duke perbuzur ONM e vete ketyre ambasadave.

Kapja e shantazhimii i medias aq sa edhe DASH Amerikan e trajton si nje situate kritike

Perse jane memece ambasadat per monizmin e qeverise qe kerkon votime dhe jo zgjedhje?

Pse nuke kerkojne ato fort dhe prere hetimin dhe daljen e fajtoreve te dosjes 339 dhe 184.Ata kane folur per gjera krejt te parendesishme pse heshtin per keto.

Pse heshtin
-kur rilindja imponon nje farse elektorale me te neveritshme se sa ajo e Partise se Punes.

-kur kerkon te zhbeje pluralizmin ne emer te krimit te organizuar.

-kur garen mes kundershtaresh e kthen ne zero gare ku rilindja ben gare me vehten

Ky eshte nje grusht shteti i rilindjes dhe memeclkeku ndaj tij eshte i papranueshem

Memeclleku i ambasadave eshte antihigjenik dhe nuk i ndihmon shqiptaret,qe te sherojne semundjet shume te renda te qeverisjes se rilindjes perkundrazi……i bejne pa sherim ato!?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here