Klea Huta shtatzënë? Moderatorja sqaron mesazhin e fotos ‘misterioze’

0
94

Pak ditë më parë, Klea Huta u bë “viktimë” e një lajmi të rremë, që ngacmoi miqtë e saj virtualë me një foto me tullumbace rozë, pas së cilës shkruante: ‘Energji pozitive’. Menjëherë shpërthyen lajmet dhe dyshimet se moderatorja dhe këngëtarja kishte diçka të re për të rrëfyer online, por po e ruante edhe ‘mister’.

E ftuar tek “Rudina” pasditen e sotme, Klea vendosi ta sqaronte një herë e mirë mesazhin e kësaj fotoje, e cila ngriti shumë dyshime. Rudina e pyeti edhe për të vërtetën pas asaj fotoje, Klea tha se nuk ka pasur fare lidhje me një shtatzëni:

Është një gjë krejtësisht tjetër nga ajo që është komentuar. Duke qenë se jemi imazhe publike, duhet edhe të jemi të kuruar në çdo kohë. Kam bërë ca kërkime dhe kam parë se si duhet të jetë i kuruar imazhi në Instagram… Kaq ishte” ,– tha Klea me të qeshur.

Pra, asgjë nuk kishte lidhje me lajmin e shtatzënisë që është përfolur ditët e fundit. Pas pyetjes si i ka lexuar të tilla lajme të nxitura nga hiçi, Klea tha: “Më vjen pak keq, sepse kur të ndodhë në të vërtetë, ndoshta nuk do të marrë vëmendjen e duhur…”

Ti ndoshta nuk e di akoma… Po e presim këtë lajm të mirë” – ia ktheu Rudina me të qeshur, por Klea ishte e bindur: “Kur të ndodhë në të vërtetë, do vij ta them këtu…” – e mbylli Klea një herë e mirë këtë bisedë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here