Kë po mbron Rudina Hajdari? Protesta e opozitës, “kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë…”

0
115

Deputetja Rudina Hajdari ka dërguar një mesazh pak orë para nisjes së protestës së pestë kombëtare të opozitës. Në një postim në “Twitter”, Hajdari i uron fillimisht shërim të shpejtë sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi dhe më pas bën thirrje të shmanget dhuna në protestën e sotme. Ajo shkruan se kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe dhuna i bën fajtore të dyja palët.

“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës & duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baras-fajshme të dyja krahët”, shkruan Hajdari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here