Lëvizja Socialiste për Integrim/Nevojitet më shumë buxhet në Bashki për mbështetjen e grave

0
113

f208ade8-2dac-4b9e-91e3-ae9768ec6b8c (1)

 

Grupi i këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, takim me përfaqësues të shoqërisë civile për buxhetin 2016 dhe politikat për fuqizimin ekonomik të gruas

 

 

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës zhvilluan dje një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqërisë civile, në kuadër të dëgjesave me qytetarët e Tiranës dhe shoqërinë civile për buxhetin e viti 2016 të Bashkisë së Tiranës. Takimi me temë “Buxheti 2016 dhe politikat për fuqizimin ekonomik të gruas”, kishte si qëllim rritjen e rolit të gruas në tërësi. Në takim morën pjesë kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Brunilda Paskali, si edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Erisa Xhixho e Bruno Liço Kreu i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Shezai Rrokaj, u shpreh se rritja e rolit të gruas sipërmarrëse ka qenë në fokus të LSI-së. “Një nga sloganet kryesore të zgjedhjeve të 2015-ës të forcës që ne përfaqësojmë ka qenë rritja e rolit të gruas sipërmarrëse. Në këtë drejtim, roli i gruas në tërësi dhe i gruas sipërmarrëse në veçanti të ketë atë vend që i takon në Bashkinë e Tiranës dhe në shoqëri. Hymë si të zgjedhur prej qytetarëve për të përfaqësuar këtë zë të fuqishëm që i takon fushës së vlerësimit të gruas dhe të rolit të saj”, – u shpreh Rrokaj. Ndërsa zëvendësministrja e Integrimit dhe njëkohësisht këshilltare e LSI-së, Erisa Xhixho, garantoi për mbështetjen e iniciativa që do të vijnë nga gratë për të hapur një biznes apo për të realizuar një projekt, që do të gjenerojë edhe vende të reja pune.

“Kemi lobuar fort për një buxhet rinor, kemi lobuar fort për mundësi të reja për gratë të cilat kanë një aftësi, kanë një ide, kanë një iniciativë dhe të cilat kërkojnë padyshim një mbështetje fillestare për të hapur një biznes dhe për të mbështetur një ide të tyre. Më vjen mirë që kjo do të bëhet së shpejti dhe ne do të jemi aty për ta garantuar këtë gjë. Por gjithashtu do të jemi aty edhe për të parë mënyrën se si do të implementohet së bashku me ju, ai fond që të shkojë për çdo grua, e cila ka vërtet nevojë dhe ka vërtet dëshirë për të hapur një biznes në mënyrë që ajo të shërbejë më pas si një katalizator për të hapur vende të reja pune. Synimi jonë dhe ajo që unë besoj fort është që nëse ne vëmë në lëvizje gjithë këtë burim njerëzor që ka Shqipëria sot, pra gjysmën e Shqipërisë e vëmë në punë dhe e bëjmë pjesë të tregut të punës, absolutisht ky do të jetë çelësi për zhvillimin ekonomik, jo vetëm të Tiranës, por të gjithë Shqipërisë”, – tha Xhixho. Gjithashtu gjatë fjalës së saj, këshilltarja Xhixho premtoi mbështetje nga ana e grupit të këshilltarëve të LSI dhe e bashkisë, duke deklaruar se në fokus do të jetë fuqizimi i grave dhe vajzave të cilat kanë një dëshirë që të hapin një biznes apo të lidhen me tregun e punës

“Duke parë qasjen dhe fuqizimin e gruas në dy drejtime, pra si në fuqizimin ekonomik me mbështetjen buxhetore, me mbështetje financiare që të mos mbeten thjesht në letra apo slogane fushate ku gruaja është shumë e rëndësishme, tani vërtet ne kemi mundësinë që me buxhetin e 2016-s, realisht të kemi një buxhet për gratë të cilat kërkojnë të hapin një biznes apo si t’ia lehtësojmë atyre jetën nëpërmjet shërbimeve të ndryshme, qoftë në investime në shkolla, në çerdhe apo në shërbime të tjera që ofron bashkia”, – përfundoi Xhixho.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency