Ja çfarë shkruajnë mediat italiane për protestën në Rrugën e Kombit: Përleshje të dhunshme mes…

0
406

Protesta e qytetarëve shqiptarë për ti thënë ‘Jo’ taksës në Rrugën e Kombit, e kaloi jehonën e kufijve shqiptarë.

Kjo protestë e drejtë, u shpërnda gjerësisht në mediat italiane, por jo vetëm, pasi edhe në media të tjera si ANSA apo TODAY, ky ishte një prej lajmeve kryesore.

Ja çfarë shkruajnë mediat italiane:

TGCOM 24 i Mediaset informon se “janë zhvilluar përleshje të dhunshme mes forcave të rendit e manifestuesve që protesojnë kundër pagesës së detyruar për automjetet që do të qarkullojnë në autostradën Tiranë-Kosovë. Ka të plagosur mes manifestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa për kryeminsitrin Edi Rama e gjithë kjo është “një dhunë barbare”, shkruanTGCOM24.

Gjthashtu dhe kanali RaiNews i televizionit publik italian Rai ka informuar se në Shqipëri protesta kundër pagesës në autostradë kë degjeneruar në përleshje e flakë.

“Turma e zemëruar, shkruajnë gazetarët e RaiNews i ka vënë flakën kabinave të autostradës. Goditjeve me gurë nga ana e manifestuesve, policia i është përgjigjur me shkopa gome. Kryeministri Rama është shprehur se kjo dhunë barbare do të marrë përgjigjen e merituar”, informon RaiNews.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here