Opozita thirrje Ramës së dëshpëruar: Largo menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin…

0
148

Kreu i PD-së dhe opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për media së bashku me aleatët në opozitë ka kërkuar largimin e forcave policore me të cilat ka rrethuar Kukësin, pasi me armë nuk mund të të arrihet asgjë, por vetëm me dialog.

Pjesë nga deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Basha:

Dënojmë kërcënimet e Edi Ramës.

Shprehje e rëndë psikike e Edi Ramës me të cilën u shfaq ai sot.

Dënojmë dhunën barbare ndaj protestuesve dhe të vihet para përgjegjësisë çdo kush që ka ushtruar dhunë.

Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënime e armë.

Qytetarët nuk do të paguajnë taksa me grykën e pushkës.

Edi Rama të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Policia duhet të jetë në luftë ndaj drogës, e kapjen e qindra trafikantëve që janë të lirë.

I bëjmë thirrje çdo punonjësi të policisë që të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit.

Edi Rama të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës. Pazaret korruptive të Ramës do të hetohen e dënohen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here