Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një premtim publik, ku shprehet se nuk do të shpëtojë askush që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve gjatë kohës së tërmetit dhe pandemisë, pavarësisht se mund të arratiset në Zelandë të Re apo diku tjetër.
‘Në prokuroritë e rretheve kemi bërë rreth 50 kallëzime elektorale, shumë prej tyre për krime elektorale. Në SPAK deri dje kemi bërë 19 kallëzime të lidhura këto me shkelje elektorale.
Do të vijë kur Shqipëria do të çlirohet nga regjimi i korruptuar i Ramës.
Dokumentat janë aty dhe nëse do të përpiqen të arratisen, unë kam një rekord ekstradimesh si ish-Ministër i Brendshëm, nga Zelanda e Re në Stokholm.
Nuk do të shpëtojë askush që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve edhe në kohën e pandemisë dhe të tërmetit.