Nard Ndoka “Mogherinit”: Anëtarësohu në PS, je në fund të karrierës

0
143

Ish-deputeti Nard Ndoka, i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Arena” në RTV Ora, komentoi vizitën e diplomates së lartë të BE-së në vendin tonë Frederica Mogherini.

Ndoka tha se, Mogherini në fund të karrierës së saj politike duhej të merrte një kartë anëtarësie në Partinë Socialiste.

Ndoka: Samiti i Berlinit ishte një goditje ballore për Ramën në Tiranë, dhe për Thaçin në Prishtinë, ata të dy dolën me kredencialet më të ulëta ndonjëherë në politikën e jashtme. Kjo gjë e bëri alarmante situatën për Ramën dhe oborrin e tij. Kjo gjë është sekti Soros, që e lidh me Mogherinin. Ajo është revolucionare, e ka edhe në CV e vet në Itali, dihet pjesa e saj, por përtej asaj ishte një çokë që do të përfundonte më mirë me një kartë anëtarësie në Partinë Socialiste, sepse thonë se do të marrin tek Presidenti edhe një titull, por do të ishte më e vlefshme një kartë anëtarësie që t’i dorëzohej ngaTaulant Balla në fundin e karrierës së saj politike. /Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here