Tritoli në Vaun e Dejes, gazetari akuzon: Spiropali i bëri një atentat të dytë demokracisë, u thotë kriminelëve vazhdoni

0
111

Gazetari i Radio France, Genc Burimi, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka sulmuar Elisa Spiropalin në lidhje me deklaratën e saj pas atentatit me tritol ndaj kryetarit të PD-së, në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Sipas Burimit, Spiropali i ka bërë një atentat të dytë demokracisë dhe u thotë terroristëve që të vazhdojnë, se ne do të merremi me opozitën, jo me ju.

‘Jam i skandalizuar nga deklarata e ministres Spiropali, ajo i bëri një atentat të dytë demokracisë me këtë deklarartë, surrealiste, që në vend që ti tregojë dhëmbët terroristëve, i tregon dhëmbët opozitës, i tregon dhëmbët demokracisë.

Në këtë moment, që kryeministrit të mos reagojë, që ministri i Brendshëm të mos shkojnë në Vaun e Dejës, kur Escobari ndodhet në Shqipëri, kur nuk flet OSBE-ja, kur nuk flet KQZ, çfarë duan këta.

Në hapje fushatash elektorale, tritol makinës së një kryetari partie. Duhet të kishte një reagim të fortë, të rreptë, ti tregoheshin dhëmbët autorit, sepse Rama sot po riprodhon të njëjtën situatë që pamë me atentatin në TCH. Pasi reagoi keq ndaj medieve, Neës24, me një gjuhë të ashpër, tritol dhe e pamë se ku përfundoi, përfundoi me vrasjen e një të pafajshmi.

Sot çfarë pret Spiropali, me deklaratën e saj u thotë terroristëve vazhdoni, se nuk do të merremi me ju, por me opozitën. Jo, këto nuk falen këto gjëra. Ftoj Berishën që ti kërkojë llogari OSBE-së në Tiranë, e cila nuk ka dhënë asnjë deklaratë’, tha Genc Burimi në SYRI TV.

Më poshtë keni deklaratën e Elisa Spiropalit:

‘I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës.

Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.

Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat.

Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qera te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterur.

Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore. Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrëvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll.

E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here