Manjani bën deklaratën e fortë: Erjonët dhe Edvinët nuk kanë punë me ne! Një thirrje për Lefter Kokën!!!

0
125

Manjani ka deklaruar se shteti është sot në këtë gjendje si pasojë e marrëveshjes antikushtetuese sipas tij të 17 majit midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Ish-ministri Ylli Manjani duke folur sot gjatë mbledhjes së strukturave të Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi se ka filluar zyrtarisht fushata elektorale.

“Pyetja është: Po tani? Shumë mirë që kaluam një marrëveshje me PD-në, kjo është një ngjarje e rëndësishme. Nuk është çështja të iki Edi Rama, se do të vijë një tjetër. Duhet të prishim çbalancimin politik, duhet të kthejmë balancat. Nëse nuk e konceptojmë kështu e kemi gabim. Jemi ne fushate elektorale dhe duhet ta kuptojmë mirë.

Ne kemi një program, nuk mund të fshihemi pas programit të askujt tjetër, por pas programit të LSI-së. Është momenti që të merremi me gjera konkrete. Ka filluar fushata elektorale.”- tha Manjani.

Duke ju referuar qendrimeve pozitive përkundrejt kryebashkiakut Erion Veliaj, Manjani u shpreh se:

Duhet ti japin fund spekulantëve të Erion Velisë se medemek është më i mirë se Rama. Erjonët dhe Edvinët janë andej, nuk kanë punë me ne.”

Manjani gjithashtu foli dhe për deputetin e LSI-së Lefter Koka i cili nuk ka pranuar të djegë mandatin, ku i bëri thirrje të bashkohet me aksionin e opozitës.

Lefterin e kam shume mik, i bëj thirrje të na bashkohet sepse çdo njeri është i rendësishëm.”- tha ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here