‘Qeveria nuk do rrijë duarkryq!’ Kryemadhi paralajmëron anëtarët e saj për një sulm qeveritar ndaj tyre!

0
105

“Nuk na ndalin dot sepse nuk është më shumicë, është vetëm dhe nuk ka më njeri që e gjëmon nga mbrapa.”

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, përgatiti anëtarët e saj për një sulm qeveritar ndaj tyre.

Por Kryemadhi tha se i kanë parashikuar të gjitha pasi vendosën të lënë mandatet dhe se nuk do të ndalojnë në aksionin e tyre.

Kryemadhi: Ne jemi të përgatitur për çdo lloj skenari të mundshëm që kërkon të organizojë grupi kriminal që sot ka emrin Rilindje.Të jeni të bindur se presioni, dhuna dhe intimidimi ndaj njerëzve të LSI do të jetë pafundësisht, dikujt do ti trokasë policia në derë, dikujt do ti hiqet gruaja nga puna qoftë dhe sanitare në një shkollë fshati, dikujt do ti vijë ndonjë letër prokurorie që e thërret, dikujt do ti vijë me zarfin me para në shtëpi për të shlyer borxhet apo për të paguar shkollën e fëmijës apo diçka tjetër, dikujt do ti vendosin lëndë eksplozive në dyert e shtëpive apo bizneseve. 

Nuk na ndalin dot sepse nuk është më shumicë, është vetëm dhe nuk ka më njeri që e gjëmon nga mbrapa. Është vetëm jo se është vetëm politikisht, por është vetëm si xhelati i shqiptarëve.Deri dje e ka luajtur shumë mirë aktrimin si viktima e sistemit shoqëror shqiptar. Por sot më shumë se kurrë çdo njëri prej nesh e di se Edi Rama është xhelati i shqiptarëve dhe njeriu që u ka shkaktuar më shumë vuajtje se kushdo tjetër shqiptarëve. Vendimi i opozitës është vetëm një: Ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë tonë.

Kryemadhi paralajmëroi se nga dita e nesërme të gjithë kryetarët e LSI në çdo bashki do të jenë të organizuar bashkë me kryetarët e PD-së dhe partive të tjera të frontit opozitar, ku do të ngrihen shtabet e përbashkëta për të vazhduar protestën lineare në çdo segment, çdo qytet, çdo ditë.

Kryemadhi: Protesta nuk do të jetë protestë politike por protestë shoqërore. Data 16 shkurt dhe protesta e djeshme tregoi se shumica e shqiptarëve janë me opozitën. Të jeni të bindur që nëse shqiptarët nuk do të ishin me vendimin e opozitës, dje në shesh nuk do kishte aq mijëra njerëz në protestë. Djegia e mandateve të opozitës u ka dhënë dhe një fije shqiptarëve që një ditë ky vend do të bëhet.

Duke komentuar protestën e 16 shkurtit, Kryemadhi u shpreh: “E patë përdorimin e lëndëve helmuese dhe luftarake që u përdor kundër popullit në masë. Kjo tregon edhe shpirtin katran siç ka edhe fytyrën të Edi Ramës kundër popullit të tij. Më pas çdo negociatë me këtë njeri nuk ka as fitues dhe as humbës, por ka vetëm një gjë: Dorëzim pa kushte te i keqi dhe djalli. Nuk do ta lëmë kurrë LSI dhe gjithë Shqipërinë në duart e një njeriu që merr peng të ardhmen e shqiptarëve, identitetin dhe integritetin e shqiptarëve. Mbledhja e sotme është vetëm fillimi i aksionit opozitar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here