J. Lo dhe Marc Anthony bashkë në ditëlindjen e djalit

0
169

 

marc anthonyMe sa duket, është koha për të hedhur problemet pas krahëve dhe për të festuar të gjithë bashkërisht, si një familje e madhe. Sado e pazakontë të duket, këtë janë përpjekur të bëjnë mbrëmë Jennifer Lopez e Marc Anthony, bashkë me partnerin aktual të saj, Casper, si dhe me Shanon Da Lima, ajo që flitet se është “ish-i” i këngëtarit. Janë mbledhur të gjithë bashkë me rastin e 12-vjetorit të djalit të madh, Cristian, që Marc ka nga lidhja e mëparshme me Daynara Torres. Një foto e publikuar në Twiter shfaq artistët të ribashkuar në këtë rast të veçantë, teksa nuk mungojnë as binjakët e tyre, Max dhe Emme. “Happy Birthday Cristian! HouseParty Familia”, ka shkruar J.Lo në Twitter. “Happy Birthday to my Prince, Cristian”, – ka shkruar edhe Marc po në rrjetin shoqëror. Veç kësaj ka befasur edhe pak prania e Shanon Da Limës, për të cilin u fol se është ndarë me këngëtarin. Nuk dihet, ndoshta, janë kthyer sërish bashkë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency