Seanca e jashtëzakonshme për ‘Vettingun’ , Mediu: Nuk bëhemi pjesë e kësaj farse

0
122

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin dhe miratimin e pr/ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur ndryshe si vettingu. Seanca ka nisur me diskutimin e deputetit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pjesë e opozitës. Kreu i republikanëve i qendroi linjës opozitare dhe u shpreh kundër miratimit të ligjit të vettingut, pasi sipas tij, nga ky ligj rrjedh një proces i manipulueshëm. Mediu tha se komisioni që do kontrollojë gjyqtarët e prokurorët do kalojë më parë në kontroll qeveritar dhe kjo sipas tij është një situatë absurdi logjik. Kreu i PR-së shtoi se nuk do të bëhet pjesë e kësaj farse. Projektligji i Vetingut mund të kalojë dhe pa votat e opozitës, pasi ai kalon vetëm me 84 vota, të cilat mazhoranca, PS-LSI-PDIU i ka të sigurta.

Më tej, Mediu tha se Parlamenti nuk është i përgjegjshem ndërsa kërkohet një ligj për interesa politike.“Kërkohet që në përputhje me interesat politike të miratohet një ligj duke shkelur kushtetutën dhe konsensusin. Nuk u dëgjuan ekspertët e opozitës që donin t’i jepnin ligjit frymën kushtetuese” “Kërkojmë që autoritetet kushtetuese që ngritëm të kenë autoritet vlerësimi vendimmarrje, jo të kontrollohen politikisht. Nuk mund t’i vendosim në varësi të politikës. Nuk duam që politika të kontrollojë gjyqtarët dhe prokurorët”,- shtoi Mediu. Miratimi i pr/ligjit te vetingut kërkon shumicë të cilësuar votash, 3/5-n e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Rendi i punimeve të seancës së sotme parashikon që fillimisht të shprehet relatori i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi për pr/ligjin në fjalë, ndërsa më pas diskutimet do të vijojnë në emër të grupeve kuvendore. Paraditen e sotme u mblodh grupi parlamentar i Partisë Demokratike të opozitës, ku u vendos që opozita të jetë e pranishme në séance, por duke mos e votuar pr/ligjin më të rëndësishëm të paketës së reformës në drejtësi. Ky qëndrim i pritshëm i opozitës pason atë të mbajtur prej saj në komisionin e posaçëm, ku PD nuk e votoi draftin, pasi e konsideroi “antikushtetues”. Sipas opozitës, vetingu duhet të jetë një proces ligjor dhe jo politik.Para séance u mblodh dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku u konfirmua qëndrimi solid i maxhorancës për miratimin e pr/ligjit të vetingut, që kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here