Vijon programi ekonomik, Basha takime me qytetarët në Gjirokastër

0
120

Nga Gjirokastra ku u takua me biznesmenë e tregtarë të këtij qyteti, kryetari i opozitës , Lulzim Basha, tha se plaftorma  ekonomike e Partisë Demokratike synon uljen e taksave dhe subvencionimin e drejtpërdrejtë të disa sektorëve të ekonomisë si peshkimi e bujqësia.

“Ne kemi një paketë të veçantë fiskale, 9 për qind Taksë e Sheshtë. Pra nga 15 do të paguash 9, ke 6 për qind ulje në tatim-fitim. 9 për qind kontributet shoqërore edhe për këta gjashtë të punësuar që ke, edhe për të vetëpunësuarit që ke këtu. Kemi uljen e TVSH-së nga 20 në 15 për qind. Ne do të fillojmë në vitin e parë me 100 milionë dollarë subvencionim të drejtpërdrejtë për sektorin e bujqësisë, agrobiznesin dhe sektorin ushqimor në tërësi dhe përfitues të kësaj do të jenë padyshim edhe rritësit e peshkut”, tha Basha.

Përfundimi i rrugës Kardhiq – Delvinë është një tjetër prioritet në listën e investimeve publike që demokratët premtojnë se do ta realizojnë pas ardhjes në pushtet.

“Por për këtë punë nuk ka lekë. Lekë ka Jaguar, lekë ka për palma, lekë ka për 90 milionë dollarë për shpenzime për orendi e për zyra. Por lekë për të bërë investime në infrastrukturë që ndihmojnë ekonominë lokale, ndihmojnë turizmin, ndihmojnë transportin kombëtar, për këto nuk ka lekë. Rrugën Kardhiq-Delvinë e kemi në krye të listës së prioriteteve të zhvillimit të infrastrukturës dhe ne do të investojmë për përfundimin e kësaj rruge.”

Politikat sociale zënë një vend të rëndësishëm në programin e Partisë Demokratike. Lulzim Basha thotë se sasia e energjisë elektrike deri në 200 kilovat do të financohet plotësisht nga buxheti i shtetit.

“Çmimi i energjisë do të ulet për të gjithë ata që konsumojnë nën 300 kw. Për familjet në ndihmë ekonomike deri në 200 kw do të jetë pjesë e ndihmës që do të japë shteti. Për familjet që janë siç je ti një familje punëtore ne do të mundësojmë që çmimi i energjisë të jetë  i përballueshëm dhe i pagueshëm.”

Në Gjirokastër,  kreu i Partisë Demokratike u takua edhe me përfaqësues dhe të punësuar në disa kompani private. Basha tha se ulja e taksave sipas planit ekonomik të Partisë Demokratike do të përkthehet në rritje të pagave për punëtorët e sipërmarrjeve në Shqipëri, si dhe do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here