Jo vetëm nuk u perdoren, por as nuk u kuptua se për çfarë sherbenin!

0
112

Nga Edmond Panariti

AKU shqiptare do të mbeshtetet nga AKU e Irlandes, për sigurine ushqimore me një grant bujar te BE-së, prej 5 milion eurosh! Ky padyshim është një lajm i gezuar. Shpresoj që kjo mbështetje të mos ketë fatin e dhjetra miliona eurove të investuara nga BE që nga fillimi i shekullit për një sistem kontrolli të ndodhur sot në kolaps të plotë.! Shpresoj që keto para të mos perdoren më për teknologji laboratori “fantashkence” të vendosur në kushte mesjetare terreni… Sepse ka ndodhur që një laborator periferik, i cili nuk kishte furnizim me uje dhe ku energjia mungonte 6 ore në dite, u pajis me spektrometer me absorbim atomik, me spektrometer të mases, me HPLC, dhe me aparatura, super high tech. Laboratori drejtohej nga specialiste të cilët as nuk kishin degjuar për emrin e pajisjeve dhe jo më ti perdornin ato. Kaluan dhjetra vite dhe ato pajisje kryen zero analiza, ndersa ndryshku u shtresua mbi to! Një ekspert vleresues i BE erdhi pas shume vitesh për tu njohur me efektivitetin e tyre. Ai u takua me specialistin e laboratorit dhe e pyeti se për çfarë sherbente spektrometri modern, i cili nuk kishte dale ende nga kutia. Kjo pajisje , tha specialisti na duhet për të dezinfektuar materialet.! Në fakt kjo pergjigje, e shpjegon më së miri edhe efektivitetin e investimit. Kjo, tha specialisti është njësoj si të pergjigjesh që televizori na sherben për larje të rrobave…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here