Zyrtare: Mbyllet gjyqi për futbollistin e Kombëtares, FIFA tregon vendimin

0
180

Klubi i Partizanit ka fituar një tjetër gjyq, këtë herë sa i përket transferimit të Amir Rrahmanit, me RNK Split që do të jetë e detyruar të paguajë 60 mijë Euro për kartonin e mbrojtësit, që u transferua verën e kaluar në Kroaci.

Vendimi është marrë nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA, dhe këtë të enjte është njoftuar gjithashtu dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Në muajin shkurt, palët u dukën sikur arritën një marrëveshje në FIFA pas pretendimit të klubit shqiptar se pavarësisht përfundimit të kontratës me mbrojtësin, të kuqtë duhet të përfitonin nga kalimi i tij në Kroaci shumën e mësipërme duke qenë se kishte stërvitur për dy vjet lojtarin.

 

Në fakt klubi i origjinës ishte Drenica, por në atë periudhë Kosova nuk ishte e njohur ende në FIFA. RNK Split gjatë asaj kohe nuk arkëtoi paratë në arkën e klubit të Partizanit dhe madje kërkoi zgjidhjen e cështjes në dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

 

Kjo e fundit, megjithatë votoi në favor të klubit të Partizanit me datë 17 Qershor, ndërsa vendimin e bëri të ditur vetëm këtë të enjte dhe klubi kroat tashmë duhet të paguajë shumën prej 60 mijë Eurosh, brenda një afati kohor prej 30 ditësh nga njoftimi i këtij vendimi. Në rast se RNK Split nuk do të kryejë pagesën brenda këtij afati, atëherë Klubit të Partizanit i lind e drejta që t’i drejtohet Komisionit të Disiplinës në FIFA.

 

Gjyqi i fituar për Rrahmanin është i dyti brenda 48 orëve të fundit për klubin e kuq, që të mërkurën fitoi gjyqin në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, për Fejzullahin, duke mos lejuar transferimin e tij te Skënderbeu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here