Noka përplaset me shefin e policisë: Ju kanë vënë në shërbim të bandës së pushtetit, ju mendoni se…

0
101

Kryeministri Edi Rama ndodhet në shkodër, aty ku e kanë pritur me protesta duke i bllokuar rrugën te Ura e Bahcallekut. Bashkë me protestuesit ndodhen dhe ish-deputeët demokratë Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Noka është përplasur dhe me shedin e policisë i cili u shpreh se për protestë duhet të merret leje. ”Ju kanë vënë në shërbim të bandës së pushtetit, ju mendoni se po i shërbeni shtetit. Qytetarët e kanë fituar të drejtën e protestës një herë e mirë. Protestat vetëm njoftohen dhe nuk marrin leje. nZotëri, ai (Edi Rama) është i paligjshëm, përfaqëson urrejtjen ndaj këtij qyteti, këtij vendi. Nuk është i mirëpritur këtu”, u shpreh Noka.

Ndërsa një qytetar iu drejtua policisë. “Nëse doni të mbroni armikun e familjeve tona mbrojeni”. Një tjetër protestues u shpreh: “Ne s’mund të jetojmë më në këto kushte barbare dhe jo njerëzore”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here