Lezhë, 16-vjeçari kurs kompjuteri 10- të verbërve

0
189

VERBER

Një 16-vjeçar nga Lezha, Gjergj Ndoci, ka bërë mundur që 10 persona të verbër, të përfundojnë kursin e kompjuterit, kursin special për të verbrit dhe të marrin çertifikatën.

Ministri i Mirëqënises Sociale, Blendi Kosi, rrëfen sot se “ishte kënaqësi për mua që të shpërndaja certifikatat e përvetësimit të njohurive bazë kompjuterike për 10 persona që nuk shikojnë, në qytetin e Lezhës, të cilët u bënë pjesë e një kursi trajnimi 3-mujor me programe të posaçme për të verbrit.

Tashmë ata kanë një mundësi më shumë për krijimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të qëndrueshme për familjet e tyre, nëpërmjet punësimit dhe integrimit të tyre në shoqëri.

Ky projekt nuk do ishte realizuar dot pa idetë dhe përkushtimin e Gjergj Ndocit, të riut 16-vjeçar, që bëri të mundur krijimin e një qendre për Aftësimin Informatik të të Verbërve në qytetin e Lezhës, financuar nga Projekti “Ëndrra ime 2015”.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency