‘Pse nuk e kthen në qeveri Saimir Tahirin?’/ Ja si reagon Rama: S’ishte ministër i zakonshëm…

0
121

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Pressing” ka folur për largimin e dy ministrave të tij të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për “gabimet” e tyre duke përmendur edhe mundësinë e rikthimit të ish-ministrit Saimir Tahiri në qeveri.

Kreu i qeverisë shtoi se të njëjtin qëndrim do të mbante edhe për vëllain e tij, përveçse rastit kur mund të kishte ndërhyrë në ligj për ta ndihmuar atë në shkelje.

“Ai dha dorëheqjen, merreni në intervistë dhe pyeteni. Vëllai im është në jetën e vetë dhe shkeli në dërrasën e kalbur, do përgjigjem unë? Jo mo të përgjigjet vetë, ç’punë kam unë?,”-tha Rama.

PJESË NGA EMISIONI:

Edi Rama: Ministrat janë si anëtarët e bandave. Ministrat zgjidhen nga unë dhe varen nga këmbët e tyre, përgjigjen ata.

PYETJE: Tahiri nuk ishte ministër i zakonshëm.

Edi Rama: Patjetër, ashtu ishte. Tahiri është në një proces. U lincua për shkak të përgjimeve të Policisë italiane. Anti-mafia italiane as që e kishte marrë pjesë të grupit, ndërsa këtu kërkohej lincimi i tij.

PYETJE: Pse e shkarkuat Xhafajn meqë e kishte fajin vëllai?

Edi Rama: Ai dha dorëheqjen, merreni në intervistë dhe pyeteni. Vëllai im është në jetën e vetë dhe po shkeli në dërrasën e kalbur, do përgjigjem unë? Jo mo të përgjigjet vetë, ç’punë kam unë?

PYETJE: Pse nuk e ktheni Tahirin në qeveri?

Edi Rama: S’ka mbaruar procesi gjyqësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here