Denoncimi/ Dy punonjës të rektoratit në Universitetin e Tiranës të infektuar me covid-19. Ngjarja mbahet e fshehtë në prag zgjedhjesh

0
96

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar ne Facebook mesazhin e nje qytetari i cili shprehet se ne Universitetin e Tiranës po fshihen te infektuarit me covid-19, pasi nuk duan te demtojne zgjedhjet e rektoratit.

Postimi i plote:

Ja si braktisen nga urgjenca dhe rendohen ne gjendje kritike te semuret me covid19!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha një ngjarje e shëmtuar e fshehjes së rasteve me covid-19 po ndodh në Universitetin e Tiranës. Të paktën dy punjonjës të rektoratit janë prekur nga simptomat e coronavirusit dhe prej disa ditësh janë karantinuar në shtëpi. Të paktën një prej tyre ne gjendje te renduat ne shtepi nuk e dergojne ne spital edhe pse me temperaturë të lartë, sepse nuk duan ta bëjnë publike në prag zgjedhjesh në universitet, ngaqë e morën vesh ku punonte. Më tepër se gjysma e punonjësve në rektorat spo shkojnë më në punë nga frika. Dhe të mendosh se sa punonjës efektivë, gazetarë, pedagogë e studentë hyjnë përditë për probleme të ndryshme institucionale aty. Është kontaktuar edhe me disa gazetarë për ta bërë publike, por se marrin përsipër ta nxjerrin si lajm pasi nuk jua kanë miratuar eprorët. Për respekt të personave dhe etikë nuk i publikojmë emrat e punonjësve me covid, pasi janë profesionistë të përkushtuar, familjarë dhe njerëz shumë të mirë. Respekte për ju.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here