“Miliona euro u hodhën në erë”, Panariti: Ose të nxihet ose të zbardhet faqja e prodhimeve tona bujqësore dhe blegtorale

0
155

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me kritika të ashpra për dëmin që po i shkaktohet prodhimit vendas.

Statusi:

Ose të nxihet ose të zbardhet faqja e prodhimeve tona bujqesore dhe blegtorale! Si u rrenua industria jonë e qumeshtit nga “fake news” me helme dhe debati i ditës me “hormone”. Para disa vitesh, nje lajm “fals” për gjoja zbulim të aflatoksines në qumeshtin e vendit beri që dy fabrika të perpunimit të qumeshtit në vend të falimentojne!

Si rrjedhoje qumeshti shqiptar u terhoq nga raftet e marketeve, u derdh dhe u asgjesua, ndersa eksporti i tij u ndalua! Me mijera fermere prodhues të qumeshtit mbeten “në tako”. Informacioni ishte fals dhe nuk u konfirmua asnjehere! Analizat e kryera më pas në laboratoret evropiane te references vertetuan “mashtrimin” Por ishte vone dhe demi u be!

Miliona euro u hodhen në ere dhe bankat i futen fabrikat e qumeshtit në sekuester. Sot ka procese gjyqesore që i kerkojne demshperblim me miliona euro, shtetit shqiptar që e lejoi një farse dhe mashtrim të tille. Të njejten gjë, të njejtet aktore tentuan ta bejne edhe më vone me gjoja sekuestrot e qumeshtit pluhur, i cili eshte një produkt teresisht i ligjshem dhe i sigurt dhe pjese e teknologjise se perpunimit në fabrikat e qumeshtit të gjithë botes. Per fat arritem ta ndalim në kohe dhe ta pengonim rrënimin e dyte të programuar të qumeshtit shqiptar. Sot perimet tona ndodhen nen akuze për ndotje me hormone. Para se demi te jete i pakthyeshem si në rastin e qumeshtit, kerkoj që urgjentisht të verifikohet vertetesia nga laboratoret evropiane të references. Aktualisht disa importues nisur dhe nga lajmet që qarkullojne per hormone në perimet tona i kane pezulluar kontratat. Prandaj o duhet nxire o duhet zbardhur faqja e prodhimit vendas! Nuk ka rrugë tjeter!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here