Deputetja e LSI-së: “Të rrallë Skraparlinjtë si ty, që ndërrojnë sipas erës së pushtetit dhe interesave personal”

0
268

Deputetja e LSI-së në Qarkun e Beratit, Silva Caka, përmes një komenti në rrjetet sociale duket se ka një paralajmërim për kolegun e saj socialist, Adnor Shametin.

“Adnor, janë të rrallë Skraparlinjtë si ty, që ndërrojnë sipas erës së pushtetit dhe interesave personale vetjake.

Ata që ke thirrur dhe kërcënuar sot, nuk janë studentët e Justinianit.

Bëj kujdes Adnor! Skraparlinjtë të çojnë shumë shpejt andej nga ke ardhur!

Edhe diçka: Numri i amzës 486 të thotë gjë? Nëse jo, pyet Partizanin”, shkruan Caka në rrjet.

Reagimi vjen pasi këshilltarë të LSI bashkuan votat me ata të PS-së në Këshillin Bashkiak të Skraparit duke zgjedhur në krye të këtij këshilli, Partizan Gorçe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here