Fëmija i vogël mbyll nënën në ballkon, shtëpia merr flakë

0
192

Banesa e djegur ndodhet pranë shkollës “Ali Agjah” në qendër të qytetit.

Mund të përfundonte tragjikisht por, për fat, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur ngjarjen e rëndë në Elbasan.

Një fëmijë i vogël, teksa ishte në shtëpi me nënën e tij e cila ishte duke përgatitur drekën, e ka mbyllur atë në ballkon.

Nëna ka dalë nga kuzhina një moment dhe teksa qëndronte në ballkon, djali i vogël i ka mbyllur derën nga brenda.

Për pasojë, ajo ka mbetur në ballkon, ndërsa në kuzhinë ka rënë zjarr. Zjarri, për fat nuk shënoi pasoja në njerëz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here