Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, dyshohet për një viktimë

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në afërsi të sheshit “Omonia” në Vlorë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa raportohet se forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.  

FOTO/ Zjarr i madh në Krushovë të Korçës, banorët “luftojnë” me flakët për shuarjen e tyre

Një zjarr i madh ka perfshire disa hektar ditën e sotme në Korçë. “BalkanWeb” sjell pamjet, ndërsa raporton se zjarri ka përfshirë pyjet e Krushovës, në zonën e Voskopojës. Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se flakët kanë shkrumbuar 1 hektar me pisha. Mësohet se momentalisht zjarri është izoluar, ndërsa siç shihet dhe në foto, banorë të […]

Tiranë/ Digjet shtëpia dykatëshe, shtëllungat e tymit mbulojnë lagjen

Një zjarr ka rënë në një shtëpi dykatëshe në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Zjarri vijon prej disa minutash në banesë dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse si edhe policia. Nuk ka ende të dhëna nëse ka ose jo pasoja në njerëz prej zjarrit.

Digjet gjatë natës makina e efektivit të policisë, ja detajet e para

Në lagjen “5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip “Benz”, i cili rezulton pronësi të shtetasit M.M, efektiv policie. Mjeti ishte i parkuar para banesës dhe si pasojë është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ç’po ndodh në Krujë?! Sipërfaqe të tëra me pemë e shkurre mes flakëve…

Disa hektarë tokë me pemë e shkurre në Krujë janë shkrumbuar nga një zjarr i rënë në Krujë. Raportohet se zjarri ka rënë në vendin e quajtur Kodër Kullas. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe po mundohen të lokalizojnë flakët. Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zjarr të qëllimshëm apo ka […]

VIDEO/ Orikumi përfshihet nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe kullotash në Orikum. Mësohet se era e fortë ka ndihmuar në përhapjen e flakëve duke djegur një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre. Ndërkohë dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri ka përfshirë një zonë në të cilën nuk futet dot as zjarrfikësja […]

Lajm i fundit/ Zjarr masiv në qytetin e Fushë Krujës

Zjarri ka pushtur  lagjen “Bakushe Visha” në qyteti e Fushë-Krujës. Zjarrfikësit ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, Po punohet për fikjen e tij, por flakët po ndihmohen edhe nga era.. Lajm në vazhdim…

Detaje të reja për zjarrin në apartamentin në Shkodër, 70-vjeçari ka tentuar disa herë t’i vendosë zjarrin banesës së tij…

Detaje të reja janë zbuluar për zjarrin që përfshiu një apartament në Shkodër. I moshuari 70 vjeçar që humbi jetën Ismet Abdurrahmani ishte i vetëm në banesë, kur shtëpia u dogj. Abdurrahmani mësohet se ka pasur probleme me bashkëshorten. 70-vjeçari ka tentuar disa herë t’i vendosë zjarrin banesës së tij. Ende nuk janë të qarta […]

Tragjedi/ Zjarri përfshin 4 banesa, humbin jetën 2 të mitur brenda shtëpisë

Gjatë ditës së sotme, në lagjen Shuto Orizare të Shkupit, dy fëmijë të mitur të moshës tre dhe një vjeçare, kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë shtëpinë e tyre. Sipas mediave maqedonase, zjarri shpejtë është përhapur edhe në disa shtëpi tjera. Katër prej tyre janë djegur. MPB ka sqaruar se zjarri ka […]

Kërko