Adriatik Lapaj: Pa shkuar çmimi sa vendet fqinje nuk duhet të ndalemi. Të shtunën në 11.00 te sheshi

0
116

Avokati dhe aktivisti, Adriatik Lapaj, e sheh pasojë të protestave ndërhyrjen e qeverisë në uljen e çmimit të naftës përgjatë këtyre ditëve.

Në një postim në facebook, Lapaj thotë se protesta e ka detyruar qeverinë të fillojë të veprojë.

Por ndërsa nafta zbriti në 203 lekë për litër nga 269 që ishte kur nis revolta, Lapaj thotë se nuk do të ndalen pa shkuar çmimi sa vendet fqinje.

Ai shton gjithashtu se duhen masa për amortizimin e çmimeve të ushqimeve, subvencionimin e fermerëve që t’i paraprijmë krizës së grurit dhe ushqimeve të tjera për vitin që vjen.

Lapaj e mbyll reagimin e tij duke ftuar qytetarët të mblidhen në shesh të shtunën, në orën 11.

Postimi i plotë në facebook

Nafta shkoi me 203 lekë për litër nga 269 kur nisëm të reagonim.

E mbani mend si thoshte qeveria ditët e para?

“Nuk ka punë qeveria me çmimet”.

Pastaj doli që kishte punë. Madje u ngrit një bord që kontrollon çmimin.

U miratua dhe një paketë sociale për krizën.

A mjaftojnë? JOOOOOO

Pa shkuar çmimi sa vendet fqinje nuk duhet të ndalemi. Protesta ka vlerë. Protesta e ka detyruar qeverinë të fillojë të veprojë.

Por nuk mjafton!

Duhen masa për amortizimin e çmimeve të ushqimeve, subvencionimin e fermerëve që t’i paraprijmë krizës së grurit dhe ushqimeve të tjera për vitin që vjen.

Duhen masa që çmimi i naftës të shkoi aty ku ishte dhe ekonomia jonë të jetë konkuruese.

Të shtunën në 11.00 te sheshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here